Shqipëria në duart e “Rilindjes” shkon udhës së vetëshkatërrimit


Gazeta Express
20 Gusht 2019 9:22

Shqiptaria nuk prodhon politikë, por Shqiptaria vrapon pas asaj që bëjnë të tjerët, fqinjtë dhe ndërkombëtarët. 27 vite më parë Shqipëria, dhe shqiptarët e Maqedonisë bënim ligje që i pëlqente Europa. Ju bëni ligje që t’i pëlqejë Europa por nuk i zbatoni. Kjo do të thotë që ju nuk keni kontakt me popullin tuaj

Kështu shprehet shkrimtari Kim Mehmeti në një intervistë referuar edhe situatës politike në të cilin ndodhet Shqipëria.

Ai shton më tej se situata në të cilën ndodhet vendi është ne favor të dashakeqëve, sepse planet e tyre për ta dëmtuar shqiptarinë, janë duke i realizuar vetë elitat politike shqiptare.

“Shqipëria në duart e “Rilindjes”, Kosova në kthetrat e “Klanit Pronto”, e shqiptarët e Maqedonisë në baltën e injorancës politike dhe të hajdutërisë së BDI-së.

Shqiptarisë së sotme nuk ia marrin frymën armiqtë e huaj, por atë e ngulfasin duart e kriminelëve dhe të hajdutëve tanë, se atë sot është duke e mbytur ligësia shqiptarë.”– thekson Mehmeti.

Te fundit


Kthehu lart