Shqipëria dënon aneksimin e katër rajoneve ukrainase nga Rusia: Janë të rreme - Gazeta Express
string(76) "shqiperia-denon-aneksimin-e-kater-rajoneve-ukrainase-nga-rusia-jane-te-rreme"

Shqiperi

Gazeta Express

30/09/2022 14:39

Shqipëria dënon aneksimin e katër rajoneve ukrainase nga Rusia: Janë të rreme

Shqiperi

Gazeta Express

30/09/2022 14:39

Shqipëria ka dënuar aneksimin e katër rajoneve ukrainase nga Rusia. Përmes një njoftimi për mediat Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, ka bërë të ditur se nuk do të njohë rezultatet e paracaktuara në këto zona.

Shqipëria dënon referendumet e rreme të organizuara nga Rusia në Ukrainë dhe nuk do të njohë rezultatet e tyre të paracaktuara.  Çdo aneksim i territorit të një shteti nga një shtet tjetër, që vjen si pasojë e kërcënimeve ose nga përdorimi i forcës është shkelje e parimeve të Kartës së OKB-së dhe ligjit ndërkombëtar”, thuhet në reagimin e qeverisë shqiptare.

Lexo Edhe:

Edhe Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, nëpërmjet një statusi në Twitter, shkruan se Partia e Lirisë dënon me forcë referendumet e rreme të organizuara nga Rusia, duke shtuar se aneksimi i rajoneve të Donetsk, Luhansk, Kherson, Zaporizhzhia është i papranueshëm.

“Partia e Lirisë dënon me forcë referendumet e rreme, me rezultate të paracaktuara, të organizuara nga Rusia në Ukrainë. Rajonet e Donetsk, Luhansk, Kherson, Zaporizhzhia janë territore të Ukrainës dhe çdo aneksim i tyre nga Rusia, është i papranueshëm, vjen në shkelje të ligjit ndërkombëtar, si dhe çdo parimi të sovranitetit dhe integritetit territorial”.

Pas referendumeve të rreme të zhvilluara në katër rajonet e Ukrainës, Kremlini bëri me dije se Presidenti Putin do të nënshkruajë një ligj për aneksimin e tyre.

Zëdhënësi Dmitry Peskov, tha se administratorët e rajoneve të emëruar nga Moska do të nënshkruajnë traktate për t’u bërë pjesë e Federatës Ruse.

Të katër rajonet formojnë një rrip të rëndësishëm tokësor midis Rusisë dhe Gadishullit të Krimesë, të cilin Moska e aneksoi ilegalisht nga Ukraina në vitin 2014.

/Gazeta Experess