Policia amerikane ka arrestuar 48-vjeçarin shqiptar, Astrit Bushi, pasi akuzohet për vrasjen e kolegut të tij.
Sipas Detroit News, ngjarja e rëndë ka ndodhur më 11 gusht në një fabrikë të General Motors në Oakland të SHBA-së, ku Astrit Gjon Bushi sulmoi dhe vrau kolegun e tij Gregory Robertson i cili punonte si pastrues në fabrikë.
Sherifi i Policisë së qarkut Oakland, Michael Bouchard tha në një njoftim për shtyp se Robertson kishte punuar në fabrikë për rreth shtatë muaj. Ndërkohë shqiptari nuk ka rrëfyer ende motivet që e kanë shtyrë drejt krimit të rëndë.
Në përputhje me zhvillimet më të fundit në botën e gastronomisë, Sachpizza, një emër i njohur në skenën e...