Gjykata e Posaçme Antikorrupsion në Tiranë ka dënuar 7 anëtarët e grupit që trafikonin në mënyrë ilegale drejt SHBA-ve e Britanisë emigrantë shqiptarë, përkundrejt një shume deri në 12 mijë euro.
73 vite burg ka dhënë gjykata për të shtatë anëtarët e bandës, më konkretisht Gazmend Garupi, Haxhi Ramadani, dhe Sotiraq Andoni janë dënuar me nga 11 vite burg, kurse Bledjan Ramadani, Eduart Shima, Shpëtim Kirit dhe Pëllumb Pali me nga 10 vite burg.
Grupi kriminal u godit në vitin 2018 dhe operonte me qendër në Shkodër, ku kryheshin dhe falsifikimet e pasaportave, vizave apo kardave të identitetit./Express
Çdo shtëpi është një hapësirë që duhet të jetë komode dhe e organizuar, për të lehtësuar jetën tonë të...