“Tirana dhe Shkupi të ndahen''/ Meta përshëndet qëndrimin e Bullgarisë: Vendet të vlerësohen nga arritjet individuale - Gazeta Express
string(112) "tirana-dhe-shkupi-te-ndahen-meta-pershendet-qendrimin-e-bullgarise-vendet-te-vleresohen-nga-arritjet-individuale"

Shqiperi

Gazeta Express

30/11/2021 19:20

“Tirana dhe Shkupi të ndahen”/ Meta përshëndet qëndrimin e Bullgarisë: Vendet të vlerësohen nga arritjet individuale

Shqiperi

Gazeta Express

30/11/2021 19:20

Presidenti Ilir Meta kërkon që Shqipëria të ndahet nga Maqedonia e Veriut dhe të vlerësohet për arritjet e saj sa i përket integrimit në BE. Ky reagim i tij vjen në përshëndetje të qëndrimit të Bullgarisë e cila e konfirmoi veton e saj për ndaj Maqedonisë së Veriut, ndërsa kërkoi që Shqipëria të vlerësohet veçmas për rrugëtimin e saj në BE. Përmes një reagimi presidenti thekson se përparimi i secilit vend në bazë të meritave individuale ka qenë një nga parimet kyç të miratuara në Samitin e Selanikut në vitin 2003.

E përshëndes qëndrimin e Bullgarisë, që propozon nisjen sa më parë të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Përparimi i secilit vend në bazë të meritave individuale ka qenë një nga parimet kyç të miratuara në Samitin e Selanikut në vitin 2003″, thotë Meta.

Lexo Edhe:

Presidenti shprehet se do të vazhdojë të mbështesë dhe inkurajojë çdo hap, që na çon sa më parë drejt anëtarësimit europian.

“Do të vazhdoj të mbështes dhe inkurajoj çdo hap, që na çon sa më parë drejt anëtarësimit europian, në përmbushje të objektivit tonë strategjik kombëtar. Mbetem gjithashtu me bindjen e plotë se Maqedonia e Veriut ka bërë përparim të jashtëzakonshëm qoftë me zbatimin e reformave, qoftë me arritjen e një Marrëveshjeje historike si ajo e Prespës. E përshëndes qëndrimin dinjitoz të autoriteteve maqedonase për të vijuar të palëkundur në kursin pro-europian të reformave që u shërbejnë qytetarëve dhe aspiratës për anëtarësim në BE”, shton presidenti.

Duke qenë se rrugëtimi për dy vendet është konceptuar në bllok, aktualisht, përparimi i Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë ka ngecur për shkak të vetos së Bullgarisë për Maqedoninë e Veriut, lidhur me çështjet dypalëshe gjuhësore dhe historike. Gjatë një takimi të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE-së, Bullgaria e konfirmoi veton e saj për Maqedoninë e Veriut duke thënë se ende duhet të përmbushë kriteret për të zhbllokuar procesin, u tha në një deklaratë të Ministrisë së Punëve të Jashtme bullgare.

“Fatkeqësisht, Republika e Maqedonisë së Veriut ende nuk i përmbush kriteret për zhvillimin e konferencës së parë ndërqeveritare”, tha pas takimit ambasadori i Bullgarisë në BE, Rumen Aleksandrov. Ai shtoi se Shqipëria duhet të vlerësohet veçmas nga Maqedonia e Veriut.