Si do jetë moti nesër në Shqipëri - Gazeta Express
string(33) "si-do-jete-moti-neser-ne-shqiperi"

Si do jetë moti nesër në Shqipëri

Gazeta Express

28/03/2020 22:40

Ashtu si ditët e fundit edhe për fundjavën vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike, bën me dije Shërbimi Meteorologjik shqiptar.

“Duke vijuar për ditën e Diel moti do të jetë me alternime vranësirash dhe kthjellimesh afatshkurtra. Në momentin e zhvillimit të vranësirave në pjesën më të madhe të territorit do të ketë reshje shiu me intensitet të ulët por edhe mesatar në formën e shtrëngatave. Pas orëve të pasdites reshjet ndërpriten në të gjithë territorin, “ bën me dije SHM.

Lexo Edhe:

Sipas parashikimit të Shërbimit Meteorologjik përgjatë të dyjave ditëve do të ketë edhe reshje dëbore por tepër të dobta dhe në lartësi të mëdha malore. Pas erës së fortë të pak ditëve më parë, kjo fundjavë do të karakterizohet nga era e cila do të fryjë e lehtë dhe drejtim kryesor juglindje dhe veriperëndim.