SHBA propozoi variantin danez, Gjiknuri: S'kemi kohë për ndryshim të sistemit zgjedhor - Gazeta Express
string(83) "shba-propozoi-variantin-danez-gjiknuri-skemi-kohe-per-ndryshim-te-sistemit-zgjedhor"

Gazeta Express

26/05/2020 20:13

SHBA propozoi variantin danez, Gjiknuri: S’kemi kohë për ndryshim të sistemit zgjedhor

Gazeta Express

26/05/2020 20:13

PS nuk do të tentojë ndryshimin e sistemit zgjedhor, pavarësisht thirrjes së ambasadores së SHBA-ve Yuri Kim për të parë sistemin danez.

Ky është qëndrimi i bashkëkryetarit të reformës zgjedhore Damian Gjiknuri, i cili në intervistë për abcneës tha se implementimi i sistemit danez është i pamundur brenda datës 31 maj, kohë kur reforma duhet të përmbyllet.

Lexo Edhe:

 “Mund të jetë një çështje e hapur. Ne nuk fshihemi në qëndrimet tona, për hir të konsensusit jemi të hapur të diskutojmë edhe për një tjetër sistem zgjedhor. Deri më tani PD nuk ka sjellë asnjë propozim në tryezën e reformës Zgjedhore. Ne kemi qenë me parimin qe sistemi të mos preket për momentin.

Asnjë njeri nuk ka hequr dorë nga afati i 31 majit. Kam thënë që deri në 31 maj kemi mundësi të gjejmë marrëveshjet politike më njeri-tjetrin.

Më pas jam shprehur se zbardhja e marrëveshje politike të arritura mund të marrë disa ditë dhe është nuk është problem nëse merr disa ditë më shumë. 31 është një datë shumë e rëndësishme. Por çështja e sistemit zgjedhor kërkon shumë kohë dhe nuk mund të realizohet brenda 31 majit.

Palët që në fillim kanë rënë dakord që çështja e sistemit meqenëse prek Kushtetutën do të kërkojë një konsultë shumë më të gjerë dhe nuk besoj që brenda 31 majit të mund të adresonim ribërjen e sistemit zgjedhor”-tha Gjiknuri.

Pjesë nga intervista:

A mund të zgjidhet kjo brenda datës 15 prill- 15 maj? Në 15 maj të 2021 mund të kemi një ndryshim të sistemit?

Gjiknuri: Kjo mbetet për tu parë. Faza e dytë e negociatave mund të jetë një çështje e hapur. Pse jo mund të adresohet. Për hir të konsensusit ne jemi të hapur edhe për një sistem tjetër zgjedhor, por do të shprehemi të fundit.

Teknologjia në votim, deri në cilën pikë jeni të gatshëm të pranoni?

Gjiknuri: Të gjitha gjërat që involovojnë teknologjinë kanë një siguri dhe pasiguri. Në parim kemi rënë dakord që mund të përfshijnë teknologjinë për identifikimin e zgjedhësve. Ka opinione të OSBE/ODHIR-it që përfshirja e teknologjisë duhet të bëhet në mënyrë të kujdesshme. Ne mund të themi po, por nuk mund të mbajmë peng procesin e zgjedhjeve.

Më tej ai u shpreh: Asnjë nuk ka thënë që nuk do të ketë proces “Vettingu”. “Vettingu” është një proces që vazhdon dhe brenda një periudhe kohore të gjithë gjyqtarët do të shkojnë në vetting, nuk është një proces që e kontrollin qeveria. Loja të hapet në të gjitha nivelet. Masa disiplinore lidhet me vendimmarrje të caktuara.

I ndalur te SPAK Gjiknuri theksoi se do të hetojë veprën e korrupsionit. PD ka kërkuar që vepra penale e korrupsionit zgjedhor të hetohet.