Salih Mustafa nuk deklarohet për fajësinë, kërkon konsulta me avokatin - Gazeta Express
string(69) "salih-mustafa-nuk-deklarohet-per-fajesine-kerkon-konsulta-me-avokatin"

Gazeta Express

28/09/2020 15:38

Salih Mustafa nuk deklarohet për fajësinë, kërkon konsulta me avokatin

Gazeta Express

28/09/2020 15:38

I akuzuari i Speciales, Salih Mustafa, në seancën para Gjyqtarit të Procedurës paraprake në Hagë nuk ka pranuar të deklarohet për fajësinë, raporton Gazeta Express.

Në këtë seancë, Mustafës i është deklaruar se për fajësinë mund të deklarohet në seancën e sotme, apo të vendosë që këtë ta bëjë brenda 30 ditësh.

Lexo Edhe:

“Brenda 30 ditësh do të thirreni që të pranoni fajësinë apo të deklaroheni fajtorë, nëse doni mund të deklaroni menjëherë nëse pranoni fajësinë apo të deklaroheni i pafajshëm. Do të ju pyes, a keni pasur mundësinë që t’i diskutoni akuzat me avokatin tuaj”, kanë thënë nga Specialja.

Megjithatë, Mustafa ka deklaruar se për fajësinë nuk do të deklarohet sot, pasi që i duhet kohë për të diskutuar me avokatin.

‘Nuk do të deklarohem sot, do të konsultohem me avokatin”, ka thënë ai.

Aktakuza kundër Salih Mustafës u konfirmua më 12 qershor 2020. Ai u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 24 shtator dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, më të njëjtën ditë.

Aktakuza e ngarkon Salih Mustafën me përgjegjësi penale individuale për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, që janë krime lufte sipas të drejtës ndërkombëtare. /GazetaExpress/