Reagimi i parë nga qeveria: Pusho në paqe President Nishani. I lehtë dheu! - Gazeta Express
string(71) "reagimi-i-pare-nga-qeveria-pusho-ne-paqe-president-nishani-i-lehte-dheu"

Shqiperi

Gazeta Express

28/05/2022 16:34

Reagimi i parë nga qeveria: Pusho në paqe President Nishani. I lehtë dheu!

Shqiperi

Gazeta Express

28/05/2022 16:34

Ndarja nga jeta e ish-Presidentit Bujar Nishani, ka prekur socialistë dhe demokratë.

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-presidentit Bujar Nishani.

Lexo Edhe:

“Pusho në paqe President Nishani! I lehtë dheu!”, shkruan Spiropali.

Nishani8

Ish-presidenti Nishani, ka ndërruar jetë në një spital në Gjermani nga komplikimet shëndetësore si pasojë e betejës disamuajshe me COVID-19. Ai ishte 56 vjeç.

Nishani u zgjodh president i Shqipërisë në vitin 2012 dhe shërbeu në këtë pozitë përgjatë një mandati të plotë deri në vitin 2017.

Në këtë pozicion erdhi nga një karrierë akademike pranë Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe angazhimit disa vjeçar në Ministrinë e Mbrojtjes së Shqipërisë në dekadën e parë të tranzicionit demokratik.