Qytetarët e Kombinatit padisin kreun e IMT: Po na vjedh pronat - Gazeta Express
string(61) "qytetaret-e-kombinatit-padisin-kreun-e-imt-po-na-vjedh-pronat"

Qytetarët e Kombinatit padisin kreun e IMT: Po na vjedh pronat

Gazeta Express

26/05/2020 18:55

Kreu i Inspektoriatit Ndërtimor Tiranë, Mariglen Qato është kallëzuar penalisht në Prokurorinë e Tiranës nga disa familje në zonën e Kombinatit që deklarojnë publikisht se po u merret prona në rrugë antiligjore në emër të një investimi publik që bashkia ka nisur të kryejë në këtë zonë.

Në një intervistë për News 24, Ergys Cullhaj përfaqësues i një prej familjeve të prekura thotë se ka 5 muaj që Inspektoriati Ndërtimor vendor më në krye Mariglen Qaton po u bën presion të hapur familjeve për të liruar hapësirën private të ligjëruar me certifikatë pronësie duke i ndëshkuar me gjobë në vlerën 5 milion lekë.

Lexo Edhe:

“Këta nuk kanë sjellë as vendim shpronësimi. Na kanë ardhur 3 inspektorë. Na kanë vënë 5 milionë gjobë për kundërshtim. Se di pse e kanë vënë ‘ndërtim pa leje’. Jemi pronarë të ligjshëm me dokumentacione dhe certifikatë pronësie.”, -theksoi Qato.

Sipas banorëve IMT e bashkisë Tiranë po vepron në shkelje flagrante të ligjit për shpronësimet në funksion të investimeve publike duke mbajtur të fshehtë projektin e detajuar të rrugës së re, piketat se deri ku do të shtrihet gjurma e rrugës, dhe më kryesorja mungesën e vendimit të shpronësimit për ta ankimuar ose jo në gjykatë.

“Nuk bllokojmë ne projektet e Bashkisë së Tiranës, por duam një vendim shpronësimi. Nuk kanë vendosur as piketa. Asgjë. Këtu nuk ka ardhur asnjë inxhinier. Nuk kanë ardhur asnjë, dhe nuk kemi parë asnjë projekt”, -tha ai.

Cullhaj thotë se gjoba i ka frikësuar banorët e tjerë që nga frika kanë lejuar fadromat të hyjnë në pronën e tyre pavarësisht se nuk ka një vendim shpronësimi. “Këtu ka shumë veta, por nuk dalin nga frika se kanë hallin e punës. Dhe kanë frikën e gjobës.”, -pohoi banori.

Në kushte të tilla familja Cullhaji thotë se do t’i drejtohet gjykatës. “Ne do bëjmë një padi në Gjykatën e Tiranës, do presim vendimin”, -përfundoi ai.