Pyetet për Murat Jasharin, Kurti nga Shqipëria: Nuk bëjmë kompromis me presidentin, posti i takon Vjosa Osmanit - Gazeta Express
string(108) "pyetet-per-murat-jasharin-kurti-nga-shqiperia-nuk-bejme-kompromis-me-presidentin-posti-i-takon-vjosa-osmanit"

Pyetet për Murat Jasharin, Kurti nga Shqipëria: Nuk bëjmë kompromis me presidentin, posti i takon Vjosa Osmanit

Lajme

Gazeta Express

03/03/2021 12:14

Kryetari i VV’së, Albin Kurti po qëndron në Shqipëri në përkrahje të kandidatëve të Vetëvendosjes në zgjedhjet atje, raporton Gazeta Express.

Kurti në një konferencë për media së bashku me kandidatin e VV’së për deputet Boiken Abazi ka thënë ndër të tjera se nuk do të ketë kompromis me postin e presidentit.

Lexo Edhe:

I pyetur nëse ka pasur takim mes Kurtit, Osmanit e Murat Jasharit për postin e Presidentit, ai tha se një takim i tillë s’ka ndodhur dhe posti i presidentit do t’i takojë Vjosa Osmanit.

“Çështjes së një kompromisi të aluduar me zonjën Osmani dhe zotin Murati nuk ka pasur një takim të tillë ne e kemi bërë koalicioni parazgjedhor me Vjosa Osmanin prandaj zgjedhjet ishin referendum, populli nuk bën kompromise por dëshiron ndryshime”, u shpreh Kurti./GazetaExpress/