Protestë në samit, zbardhet plani i opozitës, Berisha drejt selisë blu - Gazeta Express
string(68) "proteste-ne-samit-zbardhet-plani-i-opozites-berisha-drejt-selise-blu"

Protestë në samit, zbardhet plani i opozitës, Berisha drejt selisë blu

Shqiperi

Gazeta Express

06/12/2022 10:59

Kryetari i Partisë Demokratike është nisur drejt Selisë së PD në këmbë. Berisha shihet i shoqëruar edhe nga Florina Garo.

Paralelisht është duke u zhvilluar edhe Samiti i Bashkimit Europian, ku pjesëmarrës janë 27 liderë. Protesta e opozitës pritet të nisë në orën 12:00 , në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Kreu i PD ka theksuar se mesazhi i protestës nuk është kundër BE, por kundër korrupsionit të qeverisë Rama.

Lexo Edhe:

Ndërkohë teksa protesta e thirrur nga opozita është afër startimit, shumë qytetarë janë duke u bashkuar në Tiranë.

Drejtues të degëve të PD-së në Krujë kanë raportuar se rreth 700 demokratë kanë mbërritur në Tiranë që mbrëmjen e shkuar, duke u strehuar të familjarët dhe miqtë e tyre.

Gjithashtu edhe rreth 250 simpatizantë të PD-së janë nisur nga dega në Korçë. Për më tepër, 100 të tjerë janë nisur nga Devolli, 30 nga Pogradeci dhe 50 nga Maliqi.

Vetë kreu i opozitës, Sali Berisha ka thënë se protesta është e një rëndësie të veçantë pasi do t’u tregojë liderëve të BE se Shqipëria është një vend i korruptuar si pasojë e keqqeverisjes Rama.

Ndërkohë dalin pamje nga ‘skena’ lëvizëse e protestës së Partisë Demokratike, ku duket qartë edhe slogani i protestës: “Europa the right wey, not the Rama way”

foto galeri
foto galeri

/Gazeta Express