Pronari i kompanisë së funeraleve: Trupat e viktimave s'arrijnë në Kosovë edhe një orë - Gazeta Express
string(84) "pronari-i-kompanise-se-funeraleve-trupat-e-viktimave-sarrijne-ne-kosove-edhe-nje-ore"

Pronari i kompanisë së funeraleve: Trupat e viktimave s’arrijnë në Kosovë edhe një orë

Lajme

Gazeta Express

28/07/2021 12:44

Trupat e dhjetë viktimave të aksidentit tragjik në Sllavonski Brod të Kroacisë s’do të arrijnë në Kosovë edhe një orë, raporton Express.

Kështu ka deklaruar për T7, pronari i kompanisë së funeraleve që po bën transportin e kufomave.

Lexo Edhe:

Ndryshe, dhjetë veta me prejardhje nga Kosova humbën jetën, kur autobusi me të cilin udhëtonin – nga Frankfurti për në Prishtinë – doli nga rruga në qytetin Sllavonski Brod.

Autobusi me targa të Kosovës po transportonte 67 pasagjerë.

Shoferi u ndalua nga autoritetet kroate në vendin e ngjarjes, ndërsa të martën atij iu caktua masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Të martën mbrëma, në Kosovë arritën 21 të mbijetuar të aksidentit.

Ata u pritën në aeroportin në Prishtinë nga udhëheqësit e shtetit të Kosovës, ndërsa më pas u shoqëruan nga familjarët e tyre./Gazeta Express