Pjesë e listave të PS, Rama prezanton inxhinieren Bozo: Shqiptarët të njohën në momente të vështira, je në kohën dhe vendin e duhur! - Gazeta Express
string(128) "pjese-e-listave-te-ps-rama-prezanton-inxhinieren-bozo-shqiptaret-te-njohen-ne-momente-te-veshtira-je-ne-kohen-dhe-vendin-e-duhur"

Shqiperi

Gazeta Express

05/03/2021 10:55

Pjesë e listave të PS, Rama prezanton inxhinieren Bozo: Shqiptarët të njohën në momente të vështira, je në kohën dhe vendin e duhur!

Shqiperi

Gazeta Express

05/03/2021 10:55

Pas ftesës për t’u bërë pjesë e partisë socialiste për të kandiduar në zgjedhjet e 25 Prillit, kryeministri Edi Rama është shfaqur bashkë me inxhinieren Luljeta Bozo për të prezantuar sfidat për rindërtimin. Rama tha se Bozo është në kohën dhe momentin e duhur për shkak të kontributit që ka dhënë

“Besoj që për të gjitha arsyet që dash, ju jeni këtu në vendin e duhur dhe në kohën e duhur. Jo thjesht për t’u kthyer në ato momente kur u bëre një gjyshe dhe një nënë me mesazhet por edhe në pjesën pas pasi ndihma jote ka filluar edhe më pas”, tha Rama.

Lexo Edhe:

Gjatë fjalës së saj në prezantim, Bozo tha se nga ky tërmet kanë mësuar shumë në lidhje me shkeljet që janë bërë me ndërtimet.

Inxhinierja theksoi se procesi i rindërtimit i qeverisë ka ecur mirë, duke sjellë shembullin e Italisë që siç thotë Bozo ka ende qytetarë në rulo, 10 vite pas tërmetit.

“Tërmeti është një dukuri e frikshme dhe  e rrezikshme. Nga ky tërmet përveç atyre që kemi thënë ne nxorëm disa mësime që kanë lidhje me shkeljet që janë bërë. Më vjen mirë që në periudhën, që qeveria e reagoi shpejt që nuk mbetu njeri jashtë dhe filloi menjëherë përpjekjet për të siguruar fondet. Më vjen mirë që ato që kemi konstatuar defekte në ndërtim, janë realizuar në këtë program të rindërtimit.Filloi programi në ato zona ku kishte shkatërrime më të mëdha dhe në zonat rurale. Këtu u bë shumë mirë. Kemi pasur një defekt se shtëpitë në fshat janë shumë të shpërndara dhe kanë pasur probleme për ti ringritur dhe janë zbatuar të gjitha rregullat. Këta e kanë dhuratë për mua, të hysh në shtëpi pa shpenzuar asnjë lekë. I kemi shembujt rreth e rrotull, në Itali ka mbi 10 vjet që ka rënë treti dhe akoma janë në rulota. Këtu jo vetëm që nuk paguan asnjë lekë, u bë shumë mirë që u fillua”, tha Bozo.

Kujtojmë se ditën e djeshme skuadrës rozë iu bashkua shefja e Infektivit Najada Çomo. Ndërsa dy ditë më parë Rama njoftoi largimin e Vasilika Hysit pas 12 vitesh nga grupi parlamentar socialist, ndërsa theksoi se ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj do të jetë e para e listës për Tiranën.