Përfundon intervistimi i Agim Çekut në Hagë, flet avokati i tij - Gazeta Express
string(62) "perfundon-intervistimi-i-agim-cekut-ne-hage-flet-avokati-i-tij"

Gazeta Express

28/09/2020 11:48

Përfundon intervistimi i Agim Çekut në Hagë, flet avokati i tij

Gazeta Express

28/09/2020 11:48

Ka përfunduar intervistimi i ish-komandantit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Agim Çeku në Prokurorinë e Specializuar në Hagë.

Këtë e konfirmoi për Gazetën Express, avokati i Agim Çekut, Artan Qerkini.

Lexo Edhe:

“Z.Çeku është paraqitur para Prokurorit sot me datën 28.09.2020. Intervistimi i tij ka përfunduar. Kjo është e tëra që mund të ju them për momentin”, tha Qerkini.

Çeku sot bëri paraqitjen e tij të parë para Prokurorit të Specializuar dhe është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit. /Express/