OBSH: Viti i dytë i pandemisë do të jetë më vdekjeprurës se i pari - Gazeta Express
string(65) "obsh-viti-i-dyte-i-pandemise-do-te-jete-me-vdekjeprures-se-i-pari"

OBSH: Viti i dytë i pandemisë do të jetë më vdekjeprurës se i pari

Shqiperi

Gazeta Express

14/05/2021 15:50

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se viti i dytë i pandemisë do të jetë më vdekjeprurës se i pari. Lajmin e bëri të ditur drejtuesi i përgjithshëm i kësaj agjencie Adhanom Ghebreyesus, ndërsa shqetësimi kryesor është India.

Po ashtu, OBSH u bëri thirrje vendeve të pasura të premten që të rimendojnë planet për të vaksinuar fëmijët, raporton The Guardian.

Lexo Edhe:

Në vend të kësaj, Ghebreyesus këshilloi që ato vaksina t’i dhurohen mekanizmit COVAX për t’u ardhur në ndihmë vendeve të varfra ose me të ardhura të mesme.

Që nga fillimi i pandemisë e deri më tani, e kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19 të paktën 3.3 milionë persona. Prej tyre, 598,541janë regjistruar në SHBA, 262,350 në Indi dhe 430,596 në Brazil.