Lorenci konfirmoi lidhjen që kishte me Keisin, Sabiani reagon sërish ashpër: Bespremat duan të marrin vëmendje prej teje - Gazeta Express
string(118) "lorenci-konfirmoi-lidhjen-qe-kishte-me-keisin-sabiani-reagon-serish-ashper-bespremat-duan-te-marrin-vemendje-prej-teje"

Lorenci konfirmoi lidhjen që kishte me Keisin, Sabiani reagon sërish ashpër: Bespremat duan të marrin vëmendje prej teje

Shqiperi

Gazeta Express

26/03/2023 9:42

Mbrëmjen e djeshme në Big Brother këngëtari Lorenc Hasrama, i cili u bë pjesë e shtëpisë pak ditë më parë ka rrëfyer për një romancë që kishte pasur me Keisin para disa kohësh.

Me hyrjen e Lorencit në shtëpi nga mediat u publikua historia e mëparshme e dyshes.

Lexo Edhe:

Por ky lajm nuk u prit mirë aspak nga Sabiani i cili përdori një gjuhë të ashpër ndaj mediave dhe e mohoi kategorikisht lidhjen mes Lorencit dhe Keisit.

“O media k…va qe e keni shpirtin me te zi se qymyri na i bet miqt e shoket dashnor e nxirrni besprem dhe ate djalin me keto lajme se keni miqesit te perbashket e te paskrupullt”, shkruante Sabiani një javë më parë në një story në Instagram.

Një reagim erdhi dhe mbrëmë nga këngëtari i cili duket se këtë herë akuzat i drejtohenin produksionit.

“Princesha babos, jashtë nga ajo shtëpi se bespremat duan të marrin vëmendje prej teje kësaj radhe. Nuk futem më aty të pres jashtë të tërheq veshin. Gjithsesi je gjëja më e shtrenjtë e babos”, shkruan Sabiani.

Lorenci i pyetur në dhomën e rrëfimit, tregoi këtë histori nga jeta e tyre.

Por pavarësisht se kishte kërkuar që ajo gjë të mos transmetohej, Vëllai i Madh vendosi ta ndajë dje edhe me banorët e tjerë dhe me gjithë publikun.

/Gazeta Express