Kurti e emëron njeriun e Vetëvendosjes në krye të bordit të Ujësjellësit "Prishtina" - Gazeta Express
string(82) "kurti-e-emeron-njeriun-e-vetevendosjes-ne-krye-te-bordit-te-ujesjellesit-prishtina"

Kurti e emëron njeriun e Vetëvendosjes në krye të bordit të Ujësjellësit “Prishtina”

Gazeta Express

02/04/2020 22:33

Qeveria në detyrë në mbledhjen e sotme ka emëruar anëtarët e bordeve të ndërmarrjeve publike.

Qeveria në detyrë sot ka bërë publik anëtarët e përkohshëm për tri Ndërmarrje Publike.

Lexo Edhe:

Mirëpo kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është përkujdesur që pak para largimit të tij, të rehatoj në bordin e Kompanisë së Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, një bashkëpartiak të tij.

I emëruari si kryesues i bordit të drejtorëve të Kompanisë së Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, Mentor Hyseni, është anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje.

Hyseni, në zgjedhjet e fundit për deputet të Kuvendit të Kosovës ka qenë ka kandidat nga radhët e LVV-së, por nuk kishte arritur të siguronte një ulëse.

Mirëpo, Hyseni nuk është i vetmi njeri i Vetëvendosjes në krye të bordit, ditë më parë, qeveria në detyrë, kishte emëruar edhe Mirsad Shkretën në bordin e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës.