Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, e ka gozhduar legjendën e Manchester Unitedit, Roy Keane – i cili e përshkroi fitoren e të kuqve 3:1 kundër Arsenalit me çaste pakujdesie dhe përtacie – duke thënë se Keane me gjasë e ka shikuar një ndeshje tjetër sepse skuadra e tij bëri paraqitje të mrekullueshme.
Duke i hedhur poshtë vlerësimet e Keane – i cili tani punon si ekspert futbolli në Sky Sports – Klopp këmbënguli se paraqitja e Liverpoolit ishte tejet e jashtëzakonshme, transmeton Gazeta Express.
I pyetur se çfarë i pëlqeu në paraqitjen e skuadrës së vet kundër Arsenalit, Klopp u përgjigj: “Gjithçka! A tha Keane se ne ishim të pakujdesshëm dhe përtacë sonte?”
Keane reagoi duke u sqaruar: “Mendoj se ata ia falën një apo dy mundësi kundërshtarit”.
Klopp vazhdoi: “A mund të thuash që sonte patëm paraqitje të pakujdesshëm? Nuk jam i sigurt që e dëgjova mirë, por mbase ai po fliste për një ndeshje tjetër sepse kjo ndeshje nuk mund të jetë. Më vjen keq, por ai është një përshkrim i pabesueshëm i kësaj ndeshjeje”.
“Bëmë paraqitje tejet të jashtëzakonshme. Nuk ishim aspak të pakujdesshëm, aspak!” këmbënguli Klopp. /Gazeta Express/
Çdo shtëpi është një hapësirë që duhet të jetë komode dhe e organizuar, për të lehtësuar jetën tonë të...