Kim: Sot afati i fundit për aplikime në FBI-në shqiptare, çohuni dhe veproni kundër krimit - Gazeta Express
string(88) "kim-sot-afati-i-fundit-per-aplikime-ne-fbi-ne-shqiptare-cohuni-dhe-veproni-kunder-krimit"

Kim: Sot afati i fundit për aplikime në FBI-në shqiptare, çohuni dhe veproni kundër krimit

Gazeta Express

29/09/2020 12:05

Kjo e martë shënon ditën e fundit të aplikimeve për ata qytetarë që duan t’i bashkohen Byrosë Kombëtare të Hetimit. Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë i është drejtuar me një thirrje të gjithë atyre që dëshirojnë të bëhen pjesë e ‘FBI-së’ shqiptare duke i kujtuar se kanë kohë të aplikojnë deri në mesnatë dhe se nuk duhet të humbin mundësinë për të shkuar atje ku do të luftohet krimi dhe korrupsioni.

“Koha për të vepruar kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri. Kjo është një mundësi për të bërë diferencën duke u bërë një agjent special i BKH-së. Përfundimi i aplikimit është mesnata e sotme. Mos u kënqani duke ndenjur ulur dhe duke u ankuar- çohuni dhe veproni tani’-shkruan ambasadorja.

Lexo Edhe: