Grenell: Pse Albin Kurti po flet për zhbërjen e shtetit të vet?! - Gazeta Express
string(61) "grenell-pse-albin-kurti-po-flet-per-zhberjen-e-shtetit-te-vet"

Lajme

Gazeta Express

04/03/2021 16:57

Grenell: Pse Albin Kurti po flet për zhbërjen e shtetit të vet?!

Lajme

Gazeta Express

04/03/2021 16:57

Ish-Emisari i Presidentit Donald Trump, Richard Grenell ka kërkuar nga administrata e Joe Biden që të dënojë deklaratat e Albin Kurtit për bashkim me Shqipërinë.

Grenell ka shpërndarë një artikull të EuroNews ku kryetari i VV’së thotë se do të votonte pro bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Kjo duhet të dënohet nga Joe Biden dhe administrata e tij. Pse Albin Kurti po diskuton për zhbërjen e shtetit të tij”, ka shkruar Grenell.



Ish-Emisari Special i Donald Trump, Richard Grenell, për dialogun Kosovë-Serbi ka goditur sërish kryetarin e VV’së, Albin Kurti.

Grenell ka shkruar në Twitter se Albin Kurti ka qenë kundër çdo presidenti amerikan dhe kundër çdo administrate dhe se ai sërish do të jetë anti-Amerikë dhe kundër presidentit aktual Joe Biden.

“Albin Kurti ka qenë kundër Bill Clintonit në Rambuje. Kurti ishte kundër George Bushit në Vjenë. Kurti ishte kundër Barack Obamës dhe Joe Biden për demarkacionin. Kurti ishte kundër Donald Trumpit për Normalizimin Ekonomik. Ai do të jetë sërish kundër Joe Biden. Ai është me të vërtetë kundër Amerikës”, ka shkruar Grenell në Twitter. /Express/