Gjykata e Lartë pranon rekursin e Saimir Tahirit, ish ministri kërkon pushimin e çështjes - Gazeta Express
string(88) "gjykata-e-larte-pranon-rekursin-e-saimir-tahirit-ish-ministri-kerkon-pushimin-e-ceshtjes"

Gjykata e Lartë pranon rekursin e Saimir Tahirit, ish ministri kërkon pushimin e çështjes

Gazeta Express

29/09/2020 11:55

Tahiri rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon të shpallet i pafajshëm

Gjykata e Lartë ka regjistruar rekursin e bërë nga ish- Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, me kërkesë zhbërjen e vendimit të gjykatës së Apelit, e cila e riktheu dosjen e tij edhe njëherë në pikën zero (në shkallën e parë për rishqyrtim, pasi atje u akuzua për shpërdorim detyre).

Lexo Edhe:

Dosja tashmë është regjistruar dhe relator i çështjes do të jetë gjyqtari Ilir Panda.

Tahiri kërkon pushimin e çështjes ndaj tij, e kësisoj dhe pafajësinë nga akuzat për trafik të drogës dhe shpërdorim të detyrës.