Gjiknuri thërret palët në Këshillin Politik! Kuvendi shtyn seancën për kodin zgjedhor - Gazeta Express
string(84) "gjiknuri-therret-palet-ne-keshillin-politik-kuvendi-shtyn-seancen-per-kodin-zgjedhor"

Gazeta Express

29/09/2020 13:17

Gjiknuri thërret palët në Këshillin Politik! Kuvendi shtyn seancën për kodin zgjedhor

Gazeta Express

29/09/2020 13:17

Përfaqësuesi i PS-së në Këshillin Politik Damian Gjiknuri ka thirrur palët për një takim ditën e enjte në orën 10:00, për të diskutuar mbi kodin zgjedhor.

Deri më tani secila palë është pozicionuar me draftet e saj në lidhje me listat e formulën e koalicioneve dhe ende nuk ka patur ‘përplasje’ të këtyre drafteve.

Lexo Edhe:

Ndërkohë kuvendi e shtyu seancën e datës 1 tetor për më 5 tetor, me argumentin që t’i lihet kohë palëve që të diskutojnë në këshillin politik mbi kodin zgjedhor që do të aplikohet në prillin e 2021 gjatë zgjedhjeve parlamentare.

Njoftimi i Kuvendit:

Të nderuar kolegë,

ju njoftoj se, nga kryetarët e grupeve parlamentare opozitare është depozituar kërkesa për heqje nga rendi i ditës së nismave ligjvënëse lidhur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, parashikuar per seancën plenare te datës 1 tetor 2020.

Me porosi të Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, për t’u lenë kohë të mjaftueshme grupeve parlamentare për dialog lidhur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor si dhe komisionit përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut për shqyrtimin e tyre, seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë, programuar për  ditën e enjte, datë 1 tetor, ora 10:00, do të zhvillohet ditën e hënë, datë 5 tetor, ora 10:00.