Fotografia tek shkallët, Kurti thotë se me Sullivanin u takuan në Shtëpi të Bardhë - Gazeta Express
string(82) "fotografia-tek-shkaallet-kurti-thote-se-me-sullivanin-u-takuan-ne-shtepi-te-bardhe"

Lajme

Gazeta Express

27/05/2022 12:07

Fotografia tek shkallët, Kurti thotë se me Sullivanin u takuan në Shtëpi të Bardhë

Lajme

Gazeta Express

27/05/2022 12:07

Kryeministri Albin Kurti ka folur për mediat pas kthimit në Kosovë dhe qëndrimit tre javor jashtë shtetit, fillimisht në SHBA e më pastaj në Zvicër. Kurti tha se Këshilltarin e Presidentit Biden, Jake Sullivan e ka takuar në ambientet e Shtëpisë së Bardhë raporton Gazeta Express.

Ai tha se Sullivan është një person mjaft i informuar për sigurinë në rajon dhe takimi me të ka qenë i një rëndësie të veçantë.

Lexo Edhe:

“Që do të qëndroj gjatë e kam paralajmëruar më kohë përveç atyre që nuk i ndjekin zhvillimet politike. Unë kam qenë Shtëpinë e Bardhë dhe takimi ka qenë me këshilltarin për siguri kombëtare Jake Sullivan që është pikërisht takim në funksion të qëllimit tim tjetër përvec investimeve në Kosovë e ajo është siguria për Kosovën. Në ndërhyrjen e NATO-s për ta ndalë gjenocidin në Kosovë kemi pasur katër figura të jashtëzakonshme politike në SHBA, presidentin Clinton, Sekretaren Albright, Gjeneralin Clark dhe zëdhënësin James Rubin por prapa tyre ka qenë Këshilltari për Siguri Kombëtare Sandy Berger e tash në vend të tij e kemi këshilltarin Jake Sullivan i cili është një person shumë i informuar dhe i mprehtë dhe takimi me të ishte i një rëndësi tejet të veçantë ”, tha Kurti.

Kurti ka thënë poashtu se në SHBA ka kërkuar mbështetje për anëtarësim në NATO dhe Këshill të Evropës.  

“Kemi biseduar për mundësitë të na ndihmojnë për anëtarësim në Këshill të Evropës dhe NATO. Dhe kemi diskutuar edhe për synimin e Kosovës të aplikojë për anëtarësim në BE. Është përmendur dialogu Kosovë-Serbi, dhe qëndrimi është i palëkundshëm që Beogradi duhet të ndryshojë dhe dialogu duhet të rezultojë me një marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve me ç’rast në qendër do të jetë njohja reciproke”, tha Kurti.