Epidemiologët: Shmangni transportin publik - Gazeta Express
string(41) "epidemiologet-shmangni-transportin-publik"

Epidemiologët: Shmangni transportin publik

Gazeta Express

07/07/2020 17:26

Transporti publik konsiderohet rreziku më i madh në këtë periudhë për transmetimin e infeksionit të Covid-19.

Specialistët e shëndetësisë vënë re shkelje të masave nga operatorët privatë dhe mungesë kontrollesh nga bashkia.

Lexo Edhe:

Epidemiologu Ilir Alimehmeti këmbëngul se linjat urbane nuk duhet të hapeshin në këtë fazë. Ai këshillon qytetarët të shmangin sa më shumë lëvizjet me urbane.

Në këtë periudhë e gjithë bota po nxit përdorimin e maskës dhe distancimit fizik për të frenuar përhapjen e virusit. Por, në popullsinë shqiptare vihet re neglizhencë në zbatimin e tyre edhe pse specialistët këmbëngulin se këto masa janë mënyra e vetme për të na ruajtur nga infektimi.

Ndërsa në spitale, veçanërisht në QSUT-në e kthyer në vatër infeksioni, Alimehmeti propozon zbatimin e protokolleve të veçanta. Testim të gjithë punonjësve dhe pacientëve para se të hyjnë në spitale.

Rastet ditore dhe humbjet e jetës nga Covid-19 në këtë periudhë nuk konsiderohen alarmante nga specialisitët. Referuar shtrimeve në spital, të prekurve të rinj dhe viktimave epidemiologët thonë se jemi në një situatë të qëndrueshme, por që nevojitet kujdes./a2