Demokrati poston pamjet: Qeveria nuk i ka dërguar pensionet, të moshuarit po rrinë në radhë - Gazeta Express
string(89) "demokrati-poston-pamjet-qeveria-nuk-i-ka-derguar-pensionet-te-moshuarit-po-rrine-ne-radhe"

Demokrati poston pamjet: Qeveria nuk i ka dërguar pensionet, të moshuarit po rrinë në radhë

Gazeta Express

03/04/2020 21:31

Ish deputeti i PD-së Xhemal Gjunkshi ka postuar në rrjetin social një video ku duket një radhë e madhe e një sërë të moshuarve që qëndojnë në pritje për të marrë pensionet e tyre në postë.

Ndryshe nga deklarimet e qeverisë se pensionet po dërgohen nëpër banesat e të moshuarve, demokrati shprehet se në realitet të moshuarit në Dibër po presin radhë të gjata për të marrë paratë.

Lexo Edhe:

STATUSI I DEPUTETIT:

Pensionistët në rradhë , rrëzojnë propagandën e ndyrë Qeveritare !

Sikur të mos mjaftonte stresi dhe kufizimet nga koronavirusi , qytetarët e Dibrës patën mangut edhe borën dhe temperaturat e ulëta të prillit .

Dibranët mezi dolën nga “karantina” 5 mujore e dimrit dhe menjëherë u futën në karantinë nga pandemia e coëid19 .

Të pamundur presin qeverinë …qeverinë e rraskapitur nga korrupsioni e që është dorëzuar përpara ;

Qytetarëve të pa punë

Të punësuarve në biznesin e vogël

Bujqve dhe fermerëve

Përpara të sëmurëve invalidë

Përpara pensionistëve

Prej tre ditësh pensionistët dalin e rrinë në sportelet e postës për të marrë pensionet…

Dalin dhe rrezikojnë veten jo vetëm nga koronavirusi , por edhe nga gjobat .

Janë të detyruar të dalin vetë pasi , posta shqiptare nuk po jua dërgon në shtëpi siç shohin në TEATRIN QEVERITAR në ekrana