‘Ato lekët borxh…’/ Ekzekutimi i Taulant Beqirajt në Vlorë, viktima i shau, i kërcënoi në lokal dhe iku pa u dhënë lekët - Gazeta Express
string(114) "ato-leket-borxh-ekzekutimi-i-taulant-beqirajt-ne-vlore-viktima-i-shau-i-kercenoi-ne-lokal-dhe-iku-pa-u-dhene-leket"

‘Ato lekët borxh…’/ Ekzekutimi i Taulant Beqirajt në Vlorë, viktima i shau, i kërcënoi në lokal dhe iku pa u dhënë lekët

Shqiperi

Gazeta Express

05/03/2021 10:43

Detaje të reja zbardhjen nga vrasja e Taulant Beqirajt (Manaj, Gjikaj) para dy ditësh në Vlorë. Burimet bëjnë me dije se sherri mes Beqirajt dhe autorëve Skerdjan Gabrani, Elton Hajnaj e Hans Jonuzaj, ka nisur për një borxh.

Ditën e vrasjes,Taulant Beqiraj fillimisht ka debatuar me autorët në një lokal, pasi njëri prej tyre i ka kërkuar borxhin. Si përgjigje Beqiraj u ka thënë se lekët s’ka për t’ua dhënë, madje ka kaluar në sharje dhe kërcënime. Madje në këto momente viktima u ka treguar që në brez ka pasur edhe armë.

Lexo Edhe:

Pasi kanë debatuar ne lokal dhe janë sharë, Beqiraj është larguar me një makinë me xhama te zinj (ende i papercaktuar dyshohet benx ose renalut ). Ai ka ikur ne rrugën transballaknike i shoqëruar nga dy persona.

Ka ecur rreth 10 metra në këmbë dhe me pas është afruar automjeti tip Ford me tre autorët brenda, ku nga pamjet e sekuetsruara nga policia duken dy persona që zbresin nga Fordi dhe një prej tyre e qëllon me kallashnikov por enende nuk është indetifikuar se kush prej tyre ka qëlluar.

Burime të sigurta nga grupi hetimor bëjnë me dije se pas breshërisë së kallashnikovit  janë dëgjuar edhe të shtëna pistolete. Grupi hetimor ka dyshimet se shokët e Taulant Gjikes janë kundërpërgjigjur me armë ( pistoletë ) duke qëlluar 3 herë në drejtim  të Fordit …