Arrijnë në Kosovë 38 mijë e 400 doza të vaksinës Anti-COVID nga COVAX - Gazeta Express
string(69) "arrijne-ne-kosove-38-mije-e-400-doza-te-vaksines-anti-covid-nga-covax"

Lajme

Gazeta Express

12/05/2021 10:25

Arrijnë në Kosovë 38 mijë e 400 doza të vaksinës Anti-COVID nga COVAX

Lajme

Gazeta Express

12/05/2021 10:25

Kosova është furnizuar me 38 mijë e 400 doza të vaksinës Anti-COVID nga COVAX, raporton Gazeta Express.

Kjo është bërë e ditur nga programi i UNICEF’it në Kosovë.

Lexo Edhe:

 “Sot, ne kemi bërë një hap tjetër të rëndësishëm drejt shpërndarjes së barabartë të vaksinave! 38,400 doza shtesë të vaksinës kundër #COVID19 sapo mbërritën në Kosovë përmes COVAX. Shpërndarja do të jetë në përputhje me Planin Kombëtar të Vaksinimit të Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Që nga mbërritja e 24,000 dozave të para të vaksinës kundër COVID19 në mars 2021, Ministria e Shëndetësisë zbatoi Planin Kombëtar të Vaksinimit, ku punonjësve shëndetësor dhe të moshuarve u dha përparësi si grupet e para për tu vaksinuar”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë që Kosova në fund të muajit mars është furnizuar me 24 mijë doza të vaksinës nga COVAX. Këto vaksina janë donacion për vendin.