32 të prekur nga COVID-19 në Malishevë, qytetarët po rrezikohen nga tollovitë në markete pas orës 16:00 - Gazeta Express
string(100) "32-te-prekur-nga-covid-19-ne-malisheve-qytetaret-po-rrezikohen-nga-tollovia-ne-markete-pas-ores-1600"

Gazeta Express

27/03/2020 11:47

32 të prekur nga COVID-19 në Malishevë, qytetarët po rrezikohen nga tollovitë në markete pas orës 16:00

Gazeta Express

27/03/2020 11:47

Mbrëmë janë konfirmuar shtatë raste të reja me koronavirus në Malishevë, duke bërë që numri i rasteve në këtë komunë të shkojë në 32. Sipas kryetarit të komunës, Ragip Begaj, të gjithë të infektuarit që mbrëmë rezultuan pozitivë, janë anëtarë të një familje, raporton Express.

Në një prononcim për Gazetën Express, Begaj ka folur edhe për gjendjen në këtë komunë. Thotë se pas orës 16:00, po ka tollovi nëpër markete dhe se kjo mund ta rrezikojë shëndetin e qytetarëve.

Lexo Edhe:

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që ta zbatojnë urdhëresën e Qeverisë dhe të mos dalin jashtë përveç nëse kanë urgjenca.

“Gjendja është e qetë. S’kam informata nëse sot kanë dërguar ndonjë mostër. Vetëm ato shtatë raste që u konfirmuan mbrëmë. Të gjitha janë prej një familje, pra dy vëllezër. Për ushqim, jemi t’u pas donacione, s’po kemi probleme. Por, pas orës 16:00, po ka tollovi. Nëpër markete shumë njerëz, e kështu mund ta rrezikojnë shëndetin. Apeloj te qytetarët që të rrijnë brenda dhe të mos dalin jashtë përveç nëse kanë ndonjë urgjencë ose për furnizim me ushqim”, ka thënë Begaj për Express.

Ndryshe, mbrëmë Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se janë konfirmuar shtatë raste të reja me koronavirus në Malishevë.

Sipas IKPSHK-së, të gjitha rastet janë të njohura, të kontaktuara dhe në vetizolim. Me këto shifra numri i të prekurve në Kosovë kap shifrën 86.

“Sonte më 26.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar edhe 25 mostra nga Malisheva prej të cilëve 7 rezultuan pozitive. Të gjitha rastet janë të njohura, të kontaktuara dhe në vetëizolim”, njoftoi IKSHP-ja. /Gazeta Express