Shqipëri, Ministrja e Shëndetësisë e pranon: Numri i rasteve Covid do të rritet - Gazeta Express
string(77) "shqiperi-ministrja-e-shendetesise-e-pranon-numri-i-rasteve-covid-do-te-rritet"

Shqipëri, Ministrja e Shëndetësisë e pranon: Numri i rasteve Covid do të rritet

Gazeta Express

15/07/2020 8:03

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka pranuar se në Shqipëri, do të vijojë të ketë rritje të të prekurve me koronavirus.

E ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin Real Story, Ministrja u shpreh se qeveria po përgatit kapacitete të reja për të përballuar situatën dhe veçanërisht rritjen e qëndrueshme të të infektuarve.

Lexo Edhe:

 “Në 7 vite ne kemi hedhur bazat për një shëndetësi më të mirë. Ndërsa, me pandeminë kemi bërë shumë. Ka projeksion për të ardhmen si do jetë gjendja. Sipas pritshmërive, ne do të kemi raste në rritje sa i përket të të infektuarve me koronavirus. Ajo që pritet është reflektimi. Ne presim një rritje të qëndrueshme, jo eksponenciale.

Kemi rihapur spitalin “Shefqet Ndroqi” që ka kapacitet shtretërish, në dispozicion pacientësh. Kemi nisur të rrisim edhe kapacitetet në spitale. Po përgatitemi për të pasur të gjitha kapacitetet e nevojshme për të përballuar situatën. Ne po ndërtojmë kapacitete edhe në spitale rajonale, sepse nuk e dimë sesa shkon numri i të infektuarve me koronavirus. Ky moment kërkon veprim të fortë. Duam edhe sjelljen e duhur qytetare ndaj Covid-19. Të rinjtë sidomos duhet të kenë kujdes”, u shpreh Manastirliu.

Kujtojmë se qeveria po përgatit ndryshime të tjera në aktin normativ për të bërë me detyrim maskat në ambientet e mbyllura, ndërkohë që numri i të prekurve me koronavirus ka kapur shifra rekord në ditët e fundit./Express