Shqip apo turqisht, Almeda Abazi tregon se në çfarë gjuhe do t’i flasë djalit


Gazeta Express
11 Qershor 2019 15:53

Modelja e njohur shqiptare, Almeda Abazi dhe bashkëshorti i saj, Tolgahan Sayisman, para një muaji u bënë prindër për herë të parë.

Çifti i njohur u bekua me një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Efehan.

Sot, ndjekësit e Almedës në Instagram i parashtruan pyetje të shumta asaj lidhur me shtatzaninë, lindjen dhe kujdesin ndaj Efehanit, të cilave ajo iu përgjigj pa hezitim.

Ndër pyetjet e shumta ishte edhe ajo se a do t’ia mësojë gjuhën shqipe djalit, sa kilogramë i ka shtuar gjatë shtatzanisë, kujt i ka ngjarë Efehani.

Almeda u zotua se djalit të saj se do t’ia mësojë gjuhën shqipe.

Almeda Abazi tregoi se i ka shtuar 16 kilogramë gjatë shtatzanisë dhe ka humbur 8 kilogramë pas lindjes.

Ndërsa, kur e pyetën se kujt i ka ngjarë Efehani, ajo tha se ai është si i ati “Tolga i vogël”. Tolgahan dhe Almeda dashurinë e tyre me martesë e kanë kurorëzuar në vitin 2017.

Te fundit


Kthehu lart