Busquets mezi po e pret konfirmimin se Messi do të qëndrojë. Ai dëshiron të vazhdojë të luajë ende me 34-vjeçarin
Lionel Messi është në ditët e fundit të kontratës me Barcelonën, pas 30 qershorit do të jetë lojtar i lirë dhe mund të shkojë në cilindo klub që ai dëshiron pas asnjë cent, raporton Gazeta Express.
Mirëpo, Barcelona është duke punuar shumë këto ditë që të marrë dritën jeshile nga Messi për rinovimin e kontratës dhe të konfirmojë qëndrimin e gjashtë herë më të miri në botë.
Për Cadena Ser, Busquets shpreson që përgjigjja e Messit të jetë ‘PO’.
“Shpresoj se do të vazhdojmë të luajmë së bashku vitin tjetër. Le të shohim nëse do të rinovojë”. /Gazeta Express/