Shpresë për krijimin e vaksinës kundër HIV-it - Gazeta Express
string(45) "shprese-per-krijimin-e-vaksines-kunder-hiv-it"

Shpresë për krijimin e vaksinës kundër HIV-it

Gazeta Express

06/12/2019 11:27

Shkencëtarët janë duke punuar për krijimin e një mundësie, me anë të së cilës organizmi i njeriut mund ta luftoj virusin HIV vetvetiu, shkruan Dailymail, transmeton Express.

Sistemi imunitar i njeriut nuk është shumë i mirë në krijimin e antitrupave, të cilët nevojiten për luftimin e këtij virusi. Mirëpo tani shkencëtarët nga Universiteti Duke, kanë bërë një hap përpara drejt krijimit të kësaj mundësie.

Lexo Edhe:

Në disa eksperimente të bëra në kafshë, ekipi i shkencëtarëve kanë arritur të “manovrojnë” me sistemin imunitar, dhe ta bindë atë se këto antitrupa janë të nevojshëm për luftimin e këtij virusi.

Deri tani simptomat e kësaj sëmundjeje mund të menaxhohen shumë mirë me anë të barnave, në mënyrë që sëmundja të mos progresojë, mirëpo nuk ekziston një kurë specifike për largimin e plotë të këtij virusi.

“Krijimi i një vaksine për parandalimin e kësaj sëmundjeje, është një target për të gjithë shkencëtarët, mirëpo ne mendojmë se tani jemi një hap para për gjetjen e kësaj vaksine”, tha autori i këtij studimi. 

Në ShBA përafërsisht 1.1 milion njerëz janë duke jetuar me këtë sëmundje, dhe raste të reja diagnostikohen çdo vit. Personat më të rrezikuar nga kjo sëmundje janë homoseksualet, biseksualët si dhe personat që përdorin drogë. /Express