Shprehitë e përditshme që ju bëjnë të dukeni më të vjetër - Gazeta Express
string(57) "shprehite-e-perditshme-qe-ju-bejne-te-dukeni-me-te-vjeter"

Shprehitë e përditshme që ju bëjnë të dukeni më të vjetër

Gazeta Express

06/07/2020 14:33

Ekzistojnë disa shprehi të përditshme, të cilat duken normale por në të vërtetë mund të jenë arsyeja që ju mund të dukeni më të vjetër, dhe të keni rrudha të parakohshme.

Ushtrimet fizike– rënkimet, peshat e rënda dhe tendosjet e muskujve të fytyrës gjatë ushtrimeve fizike, mund të jenë arsyeja që shkakton rrudha. Sipas ekspertëve, shtrëngimi i muskujve të fytyrës ndërsa bëni stërvitje kanë pak a shumë ndikim të ngjashëm me rrezet e diellit.

Lexo Edhe:

Stilet e flokëe- nëse praktikoni shpesh stile të flokëve, të cilat ju shtrëngojnë fytyrën, ju mund të përballeni me rrudha të hershme në fytyrë.

Shmangia e konsumimit të yndyrnave- yndyrna e shëndetshme janë të domosdoshme për funksionimin e shumë proceseve në trup, duke përfshirë edhe pamjen e lëkurës. Prandaj nëse jeni nga ata që nuk hanë yndyrna, do të përballeni me mungesë elasticiteti të lëkurës.

Regjimi kundër rrudhave- shpesh herë, shumë kremëra dhe produkte të tjera të lëkurës mund të kenë efekt negativ për lëkurën edhe pse të shtrenjta. Gjithsesi, preferohet që para se të merrni nëj produkt të caktuar të siguroheni që është i duhuri për llojin e lëkurës suaj. Përdorimi i shumë produkteve në të njëjtën kohë në fytyrë e rëndon lëkurën dhe shkakton rrudha dhe shenja të padëshiruara. /Gazeta Express