Shpëton të birin 7- vjeçar, ia riaktivizon zemrën vetëm përmes ndihmës së parë


Gazeta Express
10 Prill 2019 15:10

Një djalë, që ishte i vdekur për 15 minuta si pasojë e një sulmi të papritur të zemrës, arriti të rikthehej në jetë më ndihmën e babait të tij, transmeton Gazeta Express.

Tommy Plant, i cili është vetëm 7 vjeç humbi vetëdijen pasi zemra e tij kishte ndaluar së funksionuari. Jason Plant, 42- vjeçar arriti t’i shpëtojë jetën përpara se të arrinte ambulanca me anë të praktikave të ndihmës së parë.

Edhe pse 7- vjeçari ishte klinikisht i vdekur për 15 minuta, ekipi i ndihmës së parë arriti ta rikthejë në jetë mirëpo duke i paralajmëruar prindërit që i riu mund të mos jetë në gjendje më të ecë apo të flasë më.

“Ishte një ditë e zakonshme, djali u zgjua të shtunën në mëngjes si çdo ditë tjetër, kur papritur fytyra e tij u bë e verdhë”, tregon babai i vogëlushit. Përderisa kishte pritur që emergjenca të mbërrinte ai kishte përformuar CPR në të dhe mjekët i thanë se ajo i kishte shpëtuar jetën djalit.

Pas disa jave i shtrirë në spital, djaloshi kishte arritur të rikuperohej dhe të rikthehej në jetë normalisht. /Gazeta Express.

Te fundit


Kthehu lart