Shpëton dhe ruhet struktura kryesore e Notre Damit


Gazeta Express
15 Prill 2019 23:20

Sot gjatë fillimit të mbrëmjes, katedralja e Notre-Damit në Paris u përfshi nga flakët, të cilat më pas u përhapën në të gjithë çatinë, duke e bërë të vështirë ndaljen e flakëve.

E gjithë çatia ishte rrënuar, së bashku me spiralen kryesore.

Struktura qendrore e katedrales ka arritur të shpëtohet dhe të ruhet. Kjo strukturë përfshinë muret dhe dy kulla kryesore.

Edhe pse ndodhi mrekullia e papritur për shpëtimin e objektit, një zjarrfikës është lënduar rëndë, raportohet nga AFP

Ende nuk dihet identiteti i zjarrfikësit, por sipas AFP, gjendja e tij është e rëndë.

Ministri i Brendshëm i Francës, më herët pati reaguar duke thënë se nuk dihet nëse do të arrijmë që ta shpëtojmë Notre-Damin, por si duket ende ka shpresë.

Te fundit


Kthehu lart