Shpërthimi me eksploziv në Tiranë, rruga ishte e mbushur me qytetarë, kush është pronari


Gazeta Express
18 Tetor 2019 9:39

Artion Bylyku është pronari i makinës e cila shpërtheu nga tritoli mëngjesin e sotëm në rrugën “Ramazan Bogdani”, në Tiranë.

“Rreth orës 07:45 në rrugën “Ramazan Bogdani” në automjetin në pronësi të shtetasit A. B dyshohet të ketë shpërthyer një sasi e dyshuar lëndë plasëse.

Si pasojë e shpërthimit nuk ka dëme në njerëz, por vetëm disa dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.

Mjeti ka shpërthyer sapo ai ka hapur derën e mjetit.

Fatmirësisht pronari i mjetit nuk ka pësuar dëmtime. Shpërthimi ka krijuar panik të madh, pasi në rrugë ka pasur shumë qytetarë, përfshi edhe nxënës që po shkonin në shkollë.

Te fundit


Kthehu lart