Shpërthim në Francë, ka të lënduar


Gazeta Express
24 Maj 2019 19:05

Një shpërthim ka ndodhur disa minuta më parë në një rrugë të qytetit francez Lyon dhe ka lënduar së paku tetë persona, raportojnë mediat franceze.

Policia franceze thotë se besohet që ka qenë një bombë e montuar dhe që ka shpërthyer me telekomndë, hetimet për rastin po vazhdojnë në mënyrë të intensifikuar.

“Prefekti i regjionit dhe prokurori i republikës janë në vendin e ngjares”, ka njoftuar policia franceze. Incidenti ka ndodhur në këndin e e rrugës Victor Hugo dhe rrugës Sala, që është ndodhen në zemër të Lyonit. Një perimetër i sigurisë është vënë rreth zonës. Policia ka kërkuar nga banorët që të mos kalojnë afër kësaj zone./Express

Te fundit


Kthehu lart