Shpërthen në flakë banesa në Vlorë, zjarrfikësit shmangin tragjedinë


Gazeta Express
14 Tetor 2019 22:13

Shmanget tragjedia në Vlorë. Ndërhyrja në kohë e shërbimit zjarrfikës ka bërë të mundur shmangien e rrezikut nga shpërthimi i një bombole gazi.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e Bukurie Isufit në lagjen “24 Maji” të qytetit, pranë shkollës “Marigo Posio”.

Bombola ka qenë duke rrjedhur gaz dhe kanë qenë familjarët ata që e kanë vënë re dhe kanë lajmëruar zjarrfikësen.

Më pas kanë dalë nga shtëpia për të shmangur rrezikun.

Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka persona të lënduar. Raportohen vetëm dëme materiale pasi shtëpia ka marrë flakë./oranews

Te fundit


Kthehu lart