"Shpërthen" dhuna edhe nga tifozët e Romës, shkatërrojnë një veturë policie në Tiranë - Gazeta Express
string(82) "shperthen-dhuna-edhe-nga-tifozet-e-romes-shkaterrojne-nje-veture-policie-ne-tirane"

“Shpërthen” dhuna edhe nga tifozët e Romës, shkatërrojnë një veturë policie në Tiranë

Futboll

Gazeta Express

24/05/2022 22:43

Një tjetër incident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në Tiranë, ku këtë herë protagonistë janë tifozët e Romës të ardhur në kryeqytet për të parë finalen e Konferencë Ligës, ku ekipi i tyre i zemrës do të luaj mbrëmjen e të mërkurës me ekipin e Feyenoordit.

Mësohet se turma e tifozëve janë përplasur me efektivët te ura e Drejtorisë së Policisë.

Lexo Edhe:

Siç shihet dhe nga foto e mësipërme, tifozët kanë sulmuar makinën e Policisë së Shtetit duke i thyer xhamat.

Efektivë të shumtë të policisë kanë arritur që të shpërndajnë turmën e tifozëve duke pastruar zonën.