'Shpërthen' covid-19 në burgun e Fierit - Gazeta Express
string(37) "shperthen-covid-19-ne-burgun-e-fierit"

Gazeta Express

15/08/2020 19:32

‘Shpërthen’ covid-19 në burgun e Fierit

Gazeta Express

15/08/2020 19:32

Koronavirusi ka shpërthyer në institucionin e vuajtjes së dënimit me burg në Fier.

Sipas “Balkanweb” se në IEVP Fier, 6 punonjës të policisë së burgjeve, 2 infermierë dhe 1 i burgosur kanë rezultuar pozitivë ndaj Covid-19.

Lexo Edhe:

I dënuari i infektuar me koronavirus është transferuar për në spitalin e burgut.

Në total, në burgje janë me koronavirus, 15 persona të dënuar.

Nga ta, 4 deri tashmë janë të shtruar në spital, duke marrë trajtim për t’u shëruar nga koronavirusi.

Numri më i madh i të dënuarve të infektuar me Covid-19, është në burgun e Lezhës.