Shpërthen bombola e gazit në Pogradec, plagoset rëndë pronari i banesës - Gazeta Express
string(70) "shperthen-bombola-e-gazit-ne-pogradec-plagoset-rende-pronari-i-baneses"

Shpërthen bombola e gazit në Pogradec, plagoset rëndë pronari i banesës

Gazeta Express

05/08/2020 8:12

Mëngjesin e sotëm në një banesë në qytetin e Pogradecit ka shpërthyer një bombël gazi dhe si pasojë ka mbetur i plagosur rëndë pronari i shtëpisë Ylli Latifllari, 59 vjeç.

Ai ka pësuar djegie të shumta në trup dhe është nisur drejt repartit të djegieve në Tiranë.

Lexo Edhe:

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 5:45 të mëngjesit të sotëm në zonën e njohur si “Rruga e Volorekës.

Zjarrëfikësit e Pogradecit kanë arritur të shuajnë zjarrin duke shmangur djegien e gjithë banesës, raporton Ora.

Nga shpërthimi nuk ka persona të tjerë të lënduar dhe shkak dyshohet se ka qenë rrjedhja e gazit