Shpërthejnë protestat kundër korrupsionit në Bullgari - Gazeta Express
string(53) "shperthejne-protestat-kunder-korrupsionit-ne-bullgari"

Shpërthejnë protestat kundër korrupsionit në Bullgari

Gazeta Express

14/07/2020 9:56

Mijëra protestues dolën në rrugët e kryeqytetit bullgar të hënën për të pestën ditë me radhë për ta kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Boyko Borisov, dhe qeverisë së tij, të cilën po e akuzojnë për korrupsion.

Protesta u mbajtën gjithashtu edhe në së paku dhjetë qytete të tjera, përfshirë qytetin e dytë më të madh, Plovdiv, dhe qytetet Varna e Burgas, që shtrihen në bregdetin e Detit të Zi, shkruan “Free Europe”, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Në Sofia, protestuesit që thanë se e kundërshtojnë korrupsionin dhe sjelljen si të mafive, u tubuan afër ndërtesës së presidencës dhe Këshillit të Ministrave.

Më vonë, ata shkuan para Ministrisë së Brendshme, ku protestuan kundër dhunës policore në protestat e kaluara dhe e kërkuan dorëheqjen e ministrit Mladen Marinov. Ministria tha se është duke i hetuar këto dyshime.

Protestuesit janë duke e kërkuar edhe dorëheqjen e kryeprokurorit Ivan Geshev.

Socialistët në opozitë, të cilët i përkrahin protestuesit dhe presidentin Rumen Radev, kanë thënë se do ta nisin një mocion mosbesimi ndaj qeverisë më 15 korrik, pikërisht në ditën kur janë planifikuar protesta masive.