Një sherr për motive pronësie mes dy të burrave në moshë ka përfunduar në përdorimin e thikës dhe plagosjen e njërit prej tyre.
Ngjarja ka ndodhur në një rrugën transballkanike në Vlorë, ku dy burrat po pinin kafen. Mu Malaj është goditur me thikë ndërsa emri i autorit ende nuk është zbardhur.
Policia ka njoftuar se e ka identifikuar personin që goditi me thikë 77 vjeçarin dhe ka nisur punën për arrestimin e tij.
Vlorë/ Informacion paraprak
Rreth orës 10:30, në lagjen “Kushtrimi” dyshohet se në një lokal është plagosur me mjet prerës shtetasi M.M., 77 vjeç, banues në Vlorë.
I dëmtuari është dërguar në Spitalin e Vlorës për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave.
Policia ka identifikuar autorin dhe po punohet për kapjen e tij.