Numri i rasteve të koronavirusit në Itali po vazhdon të rritet. Në 24 orët e fundit, në dy rajonet më të prekura u shënuan 30 raste të reja. Për herë të parë, në mesin e tyre kishte edhe fëmijë.
Zyrtarët e rajonit të Lombardisë, ku shtrihet edhe Milano, thanë se numri i rasteve ka shkuar nga 240 në 259. Në mesin e personave të infektuar janë edhe katër fëmijë, përfshirë një vajzë 4-vjeçare.
Në rajonin tjetër, Veneto, numri i të infektuarve shkoi nga 45 në 58, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.
Numri i personave të vdekur është 11, ndërsa numri i përgjithshëm i personave të infektuar ka shkuar në mbi 350.
Koronavirusi tashmë është përhapur në shtatë rajone të tjera të Italisë, përfshirë Sicilinë në skajin jugor të vendit.
Italianët ose shtetasit e huaj që e kanë vizituar ditëve të fundit Italinë e kanë përhapur koronavirusin edhe në shtetet e tjera, përfshirë Austrinë, Kroacinë dhe Zvicrën.
A jeni gati për shpërblimin më të madh në vend nga ETC, Lider i shërbimit dhe tregtimit në vend....