Shpërfillet ultimatumi i Ministrisë, vazhdojnë punimet në autostradën e Gjilanit - Gazeta Express
string(79) "shperfillet-ultimatumi-i-ministrise-vazhdojne-punimet-ne-autostraden-e-gjilanit"

Shpërfillet ultimatumi i Ministrisë, vazhdojnë punimet në autostradën e Gjilanit

Gazeta Express

19/02/2020 8:25

Dje ka përfunduar ultimatumi që ministri i ri i Infrastrukturës dhe i Ambientit, Lumir Abdixhiku, ia ka caktuar sekretarit të përgjithshëm të kësaj ministrie, Betim Reçica, për ta anuluar tenderin prej 110 milionë eurosh për autostradën Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë. Por as pas këtij afati Reçica nuk pranoi ta anulojë këtë tender, duke e quajtur të pabazë vendimin e Abdixhikut. Ndërkohë, Prokuroria e Kosovës në shtator të vitit që lamë pas ka nisur hetimet për kontratën, mbi të cilën po ndërtohet kjo autoudhë.

Përderisa Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka rekomanduar anulimin e tenderit për autostradën Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë, me vlerë 110 milionë euro, një gjë e tillë është refuzuar nga sekretari i Ministrisë së Infrastrukturës dhe të Ambientit, Betim Reçica, ministri kjo që dikur udhëhiqej nga Pal Lekaj, shkruan Zëri.

Madje sekretari Reçica ka shkelur edhe ultimatumin e përcaktuar nga ministri Lumir Abdixhiku, i cili kërkoi që ky tender të anulohet brenda datës 18 shkurt. “Luteni t’i merrni hapat e nevojshëm ligjorë jo më larg se më datën 18 shkurt 2020, deri në fund të orarit të punës dhe të më raportoni me shkrim”, thuhet në shkresën e Abdixhikut të drejtuar Reçicës. Ky vendim për anulimin e këtij tenderi, sipas Abdixhikut, po bëhet me qëllim që shteti i Kosovës të mos futet në obligime financiare ende pa u miratuar buxheti për vitin 2020.

Lexo Edhe: