Shpërdoroi shumë parash nga bankomati, policia kërkon ndihmë për identifikimin e të dyshuarit - Gazeta Express
string(92) "shperdoroi-shume-parash-nga-bankomati-policia-kerkon-ndihme-per-identifikimin-e-te-dyshuarit"

Lajme

Gazeta Express

15/05/2026 7:24

Shpërdoroi shumë parash nga bankomati, policia kërkon ndihmë për identifikimin e të dyshuarit

Lajme

Gazeta Express

15/05/2026 7:24

Policia e Kosovës për rajonin e Gjakovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe lokalizimin e një personi që dyshohet për shpërdorim të pasurisë.

Përmes një kërkese, forcat e rendit kanë thënë se në kuadër të hetimeve për këtë rast, dhe me autorizim të Prokurorit të Shtetit, është publikuar edhe video-incizimi i personit, që dyshohet se më 16.09.2025 ka përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme një shumë parash nga një bankomat.

“Policia e Kosovës fton të gjithë qytetarët që posedojnë informacione të cilat mund të ndihmojnë në identifikimin apo lokalizimin e personit në fjalë, të kontaktojnë Policinë e Kosovës përmes numrit emergjent 192, aplikacionit “Lajmëro Policinë” ose në stacionin më të afërt policor. Të gjitha informacionet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë.”, thuhet në njoftim.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin dhe kontributin e tyre në zbardhjen e rasteve dhe në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.

Advertisement
Advertisement
Advertisement