Shpërblehet Vedat Muriqi pas dy golave në Turqi


Gazeta Express
8 Nëntor 2019 21:13

Më i miri i ndeshjes, Muriqi është shpërblyer pas dy golave në Turqi

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi vazhdon t’i impresionojë të gjithë me paraqitjet në Superligën e Turqisë, Gazeta Express.

Ai ka realizuar dy herë në fitoren 3-2 të Fenerbahçes kundër Kasimpasas.

Muriqi të dy golat i shënoi nga penalltia, në minutat 6’ dhe 44’, derisa golin tjetër e shënoi Serdar Aziz në minutën e 59’.

Pas këtyre dy golave, Muriqi është vlerësuar si më i miri i ndeshjes duke u shpërblyer me notën 7.56.

Muriqi tashmë ka shkuar në kuotën e shtatë golave pas 11 ndeshjeve në Turqi. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart