Shpërblehet Arijanet Muric


Gazeta Express
16 Maj 2019 19:51

Reprezentuesi kosovar, Arijanet Muriç, i cili luan për Manchester Cityn, ka zënë vend në ekipin më të mirë U-21 në Premierligë nga “Goal.com”.

Muriçi nuk ka bërë asnjë paraqitje për klubin anglez në Premierligë, por ka luajtur në ndeshjet e Carabao Cup.

“Ka qenë një sezon i mirë për Arijanet Muriçin. Në moshën 20-vjeçare zgjodhi të luajë dhe më pas debutoi për Kosovën dhe fitoi Premierligën me Manchester Cityn. Portieri i ri u zgjodh nga Pep Guardiola si zgjedhja e parë për Kupën EFL. Muriqi u paraqit në pesë nga gjashtë ndeshjet e Cityt për të fituar titullin, duke mbajtur katër herë portën e paprekur, duke pësuar një gol, e duke pritur dy penalti në fitoren në çerekfinale ndaj Leicesterit”, ka shkruar “Goal” për portierin.

Ky është ekipi U-21 më i mirë në Premierligë sipas “Goal.com”:

Arijanet Muric (Manchester City), Trent Alexander-Arnold (Liverpool), Juan Foyth (Tottenham), Joe Gomez (Liverpool), Ryan Sessegnon (Fulham), Declan Rice (West Ham), Matteo Guendozi (Arsenal), David Brooks (Bournemouth), Richarlison (Everton), Marcus Rashford (Manchester United), Dwight McNeil (Burnley).

Te fundit


Kthehu lart