Shpenzimet e Kurtit me ekip në SHBA, fotografi dhe shefi i stafit harxhuan më shumë sesa kryeministri (DOKUMENT) - Gazeta Express
string(100) "shpenzimet-e-kurtit-me-ekip-ne-shba-fotografi-dhe-shefi-i-stafit-harxhuan-me-shume-sesa-kryeministri"

Shpenzimet e Kurtit me ekip në SHBA, fotografi dhe shefi i stafit harxhuan më shumë sesa kryeministri (DOKUMENT)

Lajme

Gazeta Express

28/06/2022 17:26

Kryeministri Albin Kurti bashkë me pesë zyrtarë të tjerë nga zyra e tij, shpenzuan afro 37 mijë euro gjatë qëndrimit pothuajse 20 ditor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gazeta Express i ka marrë të dhënat e shpenzimeve të delegacionit kosovar në SHBA. Fatura që i ka shkuar buxhetit të shtetit është saktësisht 36 mijë e 722 euro.

Lexo Edhe:

Kryeministri Albin Kurti i vetëm ka shpenzuar 9 mijë e 304 euro, prej të cilave 4 mijë e 853 euro për akomodim, ndërsa 4 mijë e 279 euro për bileta avioni.

Shefi i Stafit të Kryeministrit, Luan Dalipi, në total ka shpenzuar më shumë sesa vetë kryeministri. Shumca totale e shpenzimeve të Dalipit kap shifrën e 9,480 eurove.

Por Patrik Domi, fotograf i Kurtit, ka shpenzuar më shumë sesa shefi i Qeverisë dhe më shumë sesa tre anëtarët e tjerë të delegacionit.

Domi del se ka harxhuar 9 mijë e 413 euro. Akomodimi atij i ka kushtuar 4 mijë e 324 euro, ndërsa 3 mijë e 47 biletat e udhëtimit.